PAS PËRFUNDIMIT TË STINORIT

Enis Zabërgja ndahet nga Phoenix
24 May, 2023 @16:34
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale të Facebookut, sulmuesi veteran i futbollit kosovar, Enis Zabërgja ka bërë të ditur se ndahet me ekipin e Phoenixit dhe ka falenderuar kryesinë dhe të tjerët me radhë për bashkëpunimin përgjatë stinorit 2022/23.
“Shumë falemnderit për mirëpritje familja e madhe Phoenix,” ka shkruar ndër të tjera Zabërgja 37-vjeç në njoftimin e lëshuar pak më parë.
Përndryshe, Phoenix që garon në Ligë të Parë të Kosovës Grupi A, ka përfundnuar si i treti stinorin aty dhe ishte shumë afër sigurimit të barazhit deri katër xhiro para fundit të stinorit, kur u mposhtën nga Feronikeli’74 dhe barazuan me Vëllaznimin e Lirinë. Këto rezultate i lanë ata pas, ndërsa pas kësaj edhe pse fituan ndeshjet e mbetura, arritja e së paku barazhit për Superligë ishte e pamundur.