Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XII

Ermal Krasniqi (Ballkani), Ylli i javës (12)

Ermal Krasniqi (Ballkani), Ylli i javës (12)


21 October, 2022 @11:01

Futbollisti ofanziv i krahut, Ermal Krasniqi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dymbëdhjetë në Superligë të Kosovës nga Komisioni i përcaktuar nga FFK-ja, duke marrë kështu çmimin e Yllit të Javës në Superligë.

Krasniqi, ka shënuar golin e parë të Ballkanit në fitore ndaj ekipit të Trepçës’89 në mesjavë, ndërsa anëtarët e Komisionit kanë dalë me këtë arsyetim për dhënien e çmimit:

“Ermal Krasniqi u vlerësua për lojën e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e radhës të Ballkanit në duel me Trepçën’89. Ai përveç golit, i cili e zhbllokoi rezultatin, gjatë tërë ndeshjes u tregua i rrezikshëm para portës së skuadrës mitrovicase,” - shkruan në njoftimin e FFK-së.

Kjo është hera e parë këtë stinor që Ermali e merr këtë çmim, ndërsa pas pranimit të çmimit nga sponsori i Superligës, ai është deklaruar të jetë meritë e bashkëlojtarëve.

”Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge. FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ermal Krasniqi bëhet lojtari i tretë i Ballkanit që e merr këtë çmim në katër xhirot e fundit të Superligës!


 
Të gjitha lajmet nga