Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE: DERBI I TIRANËS

Ethet e derbit!

Ethet e derbit!


19 February, 2017 @22:14

Pak orë tashmë na ndajnë nga derbi i Tiranës. Klima e kësaj ndeshje varion nga ato parapraket. Rrethanat në të cilat vie ky derbi nuk janë më të shëndoshat e mundshme.

Implikimet e jashtme, përfshirë ato politike, ia kanë shkaktuar një plagë të thellë që është vështirë të sanohet në kohë iminente. Në mes të krijimeve të aleancave të fshehura dhe betejës administrative për “Selman Stërmasi” - vie kryendeshja e javës së 22-të në kampionatin shqiptar: Partizani - Tirana.

Ajo që e ka karakterizuar këtë sfidë ndër vite ka qenë rivaliteti i madh i tifozëve në shkallët e stadiumit. Ndarja e qytetit në dy ngjyra, në dy ideologji politike dhe në dy koncepte të ndryshme, ka qenë profilizimi ekzakt i derbit të kryeqytetit. Mirëpo sa i përket aspektit sportiv, spektakli piroteknik dhe koreografitë thumbuese e të dyja tifozërive kanë qenë “armët kryesore”. Edhe atëherë kur ka munguar loja e bukur në fushë, epitetin e kryendeshjes e kanë arsyetuar pikërisht ata.

d

Sido që të jetë, nesër nuk do kemi mundësi ta shijojmë këtë pjesë të bukur si rrjedhojë e vazhdimit të bojkotit nga tifozët e Tiranës. Këta të fundit kanë vendosur që organizimin ta bëjnë jashtë stadiumit dhe jo në brendësi të tij. Për herë të parë atmosfera pritet të jetë dukshëm e vakët me ato që jemi mësuar t’i shohim. 
Fakti që ngjyra e kuqe do e dominojë thuajse tërësisht stadiumin “Selman Stërmasi” nuk është ogur i mirë për dashamirët e futbollit shqiptar. Gjithçka tingëllon e çuditshme. Tirana duket e izoluar dhe pa përkrahje. Familja Halili si asnjëherë më parë është shndërruar në qendër të kritikave nga tifozët “bardheblu”.

Përtej problemeve të Tiranës me borxhet e shumta të trashëguara tash e sa vite, me tifozët dhe problemin administrativ të stadiumit, pjesa më pikante e kësaj ndeshje do të jetë dueli i dy “dekanëve” të futbollit shqiptar: Mirel Josa dhe Sulejman Starova.

p

Hijeshia e takimit në fushë do varet nga çasja e tyre dhe këshillat që do ua përcjellin futbollistëve titullarë. Duke i njohur që të dy, emëruesi i përbashkët i tyre është “pragmatizmi”, dhe nuk do të befasoheshim në qoftë se nuk do të kemi një ndeshje të hapur dhe me raste shënimi.
Sidoqoftë, ka diçka që nuk do e kënaqte asnjëren palë dhe ai është barazimi eventual, sepse do t’i largonte shumë nga objektivat e proklamuara në fillim të edicionit. Duke marrë parasysh fitoren e Skënderbeut gjatë ditës së sotme (më në fund arriti fitore duke bindur me lojë) dhe distancës së konsiderueshme që do të krijohej me liderin verilindor, fitorja është më se imperativ për Profesor Starovën.

s

Kurse sa i përket Tiranës, motivimi më i madh për të fituar vie nga statistika e errët që tregon se në 11 derbit e fundit, që derivojnë nga tre sezone të ndryshme futbollistike, asnjëherë nuk kan arritur të regjistrojë të paktën një fitore. Vitin e kaluar iu afruan dukshëm thyerjës së kësaj tabuje po të mos ishte goli i Filit në sekondat e fundit të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 2 me 2. Sado që ai rezultat u përjetua me gëzim nga tifozët “bardheblu” sepse po ia prishte planet Partizanit për fitimin e kampionatit, prapë ndjehet presioni enorm për të triumfuar ndaj rivalit të përbetuar.
Sa i përket më të rejave nga dy kampet, trajneri Mirel Josa ka rikuperuar kapitenin Gentian Muça dhe Olsi Teqjën, si dhe mesfushorin me origjinë afrikane Moise. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, dyshja Domgjoni dhe Kërçiku nuk ia kanë dalur të jenë të gatshëm për duelin e nesërm.

Profesor Starova nuk ka probleme më lëndime apo skualifikime. Kontigjenti i madh i lojtarëve në dispozicion dhe rikthimi i Sukajt i cili përgatitet që të debutojë pikërisht ndaj Tiranës, do të jenë brengat e tija më të mëdha.

Rendimenti i Tiranës është përcjellur me shumë oshilacione gjatë këtij sezoni. Objektivi për të siguruar një vend në Evropë duket se mund të arrihet vetëm përmes Kupës dhe jo kampionatit. Agjërimi i repartit sulmues dhe basti i humbur i Presidentit Halili me prurjet afrikane janë dy problemet që po i kushtojnë me rezultate të këqija klubit bardheblu.

j

Partizani është histori në vete. Ekip i kompletuar sa i përket organikës. Mund të llogarisin në sulmues pa fund. Kanë kontigjentin më të madh të lojtarëve. Të “kuqtë” e kanë luksin më të madh për të bërë rotacion të gjerë. Mirëpo kjo nuk ka sjellur benefite deri më tani. Luftën për kampion edhe këtë vit rrezikon ta humbas me naivitet. Nuk ka siguri në linjën defanzive, kurse në sulm shpërdoron shumë, ndryshe nga që jemi mësuar të shohim efikasitet maksimal gjatë viteve të kaluara. Çdo gol varet nga Ekuban dhe forma e tij sepse lojtarët tjerë me vështirësi e gjëjnë rrjetën.

Partizani, ashtu si Tirana, vuajnë për vazhdimësi dhe identitet të lojës. Asnjëra nuk janë duke aplikuar futboll të bukur. Thellësia, vertikalizimet dhe inkursionet janë pjesa e mangët e formacioneve respektive. Nesër të dy strategët presin të marrin përgjigje pozitive rreth kësaj çështjeje.

Ky pritet të jetë derbi i kryeqytetit gjatë mbrëmjes së nesërme me fillim në ora 18:00.

Bëhët fjalë për ndeshjen që është vitrinë dhe reklamë e futbollit shqiptar. Ethet e saj e kanë kapluar një qytet të tërë. Presioni për rezultat është i madh në dy kampet. Ne, dashamirëve të futbollit shqiptar, nuk na mbetet asgjë tjetër përpos që ta shijojmë deri në sekondën e fundit aktin e tretë të derbit në këtë kampionat.


ARLIND AJETI

Arlind Ajeti humb vendin në formacion

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Arlind Ajeti humb vendin në formacion

19/02/17 @ 20:28

EROLL ZEJNULLAHU

Zejnullahu startues pas 4 muajve

International/Sportistë shqiptarë në botë

Zejnullahu startues pas 4 muajve

19/02/17 @ 20:04

KUQEZINJTË

De Biasi takon Roshin e Balajn

Shqipëria/Sportistë shqiptarë në botë

De Biasi takon Roshin e Balajn

19/02/17 @ 19:52

FA CUP

Kuptohen çiftet çerekfinale

Premier League

Kuptohen çiftet çerekfinale

19/02/17 @ 19:35

SOKOL CIKALLESHI

Cikalleshi titullar në humbje ndaj Besiktasit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Cikalleshi titullar në humbje ndaj Besiktasit

19/02/17 @ 19:24

FA CUP

Zlatan inkuadrohet dhe siguron çerekfinalen

Premier League

Zlatan inkuadrohet dhe siguron çerekfinalen

19/02/17 @ 19:15

VIDEO

Asist i bukur nga Valon Berisha në fitoren e thellë

International/Sportistë shqiptarë në botë

Asist i bukur nga Valon Berisha në fitoren e thellë

19/02/17 @ 18:59

EGYS KAÇE

Kaçe kthehet në formacionin e PAOK-ut

International/Sportistë shqiptarë në botë

Kaçe kthehet në formacionin e PAOK-ut

19/02/17 @ 18:46

ARMANDO SADIKU

Sadiku i shënon ish-skuadrës

International/Sportistë shqiptarë në botë

Sadiku i shënon ish-skuadrës

19/02/17 @ 18:11

FINAL FOUR PËR TË PËRCAKTUAR KAMPIONIN

FSHF ndërron formatin e Superiores

FSHF Kategoria Superiore

FSHF ndërron formatin e Superiores

19/07/23 @ 11:56

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06

GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Enea Koliçi kalon te kampioni!

05/07/23 @ 20:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

REAGIMI I FSHF

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

FSHF Kategoria Superiore

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

30/06/23 @ 09:18

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

26/06/23 @ 14:21


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore