EROLL ZEJNULLAHU
Zejnullahu startues pas 4 muajve
19 February, 2017 @20:04
Reprezentuesi i përfaqësueses kosovare, Eroll Zejnullahu, e ka filluar si startues sot ndeshjen ndërmjet skuadrës së tij, Union Berlin, dhe skuadrës Karlsruher, për të cilën luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ylli Sallahi dhe Florian Kamberi.
Zejnullahu luajti për 71 minuta, duke kontribuuar në fitoren 1-2 të skuadrës së tij.
Kurse tek Karslruheri, as Sallahi e as Kamberi nuk ishin të formacion të ndeshjes.
Për Zejnullahun kjo është paraqitja e parë si startues qysh pas katër muajve, në ndeshjet e Bundesligës 2.