Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

“Fadil Vokrri” pritet të rrit kapacitetin

“Fadil Vokrri” pritet të rrit kapacitetin


23 October, 2020 @11:00

Stadiumi ku Kosova i luan ndeshjet si nikoqir “Fadil Vokrri” aktualisht ka rreth 13 mijë ulëse për publikun.

Kapaciteti i stadiumit shpeshherë është vlerësuar të jetë i vogël në krahasim me kërkesën e madhe që ka për bileta nga tifozët, kryesisht për ndeshjet garuese të Kosovës, qoftë ato për Ligë të Kombeve apo kualifikime për EURO ose ato që priten vitin tjetër në kualifikime për Botëror.

Kështu, siç ka mësuar Koha ditore dhe ka konfirmuar u.d. sekretari i Ministrisë së Sportit Ibër Alaj, FFK ka dorëzuar kërkesë për rritje të kapacitetit të stadiumit.

Sipas kësaj, është thënë që kjo kërkesë ka paraparë që të renovohen të gjitha tribunat aktuale, pos asaj Perëndimore.

Lindja pritet të bëhet ngjashëm me Perëndimin, me mburojë kundër shiut dhe të ngritet edhe më lartë.

Kurse Veriu dhe Jugu, ku zakonisht rrijnë tifozët më të zjarrtë të Kosovës gjithashtu do të ngritet në kapacitet, që në total stadiumin prej 12 mijë e 850 ulëseve ta çojë në 21 mijë ulëse.

Sipas asaj që Alaj i ka thënë Kohës ditore, punimet mund të nisin në vitin 2021, ndërsa MKRS do ta përkrah projektin e gjatë këtyre punimeve nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve sportive.


 
Të gjitha lajmet nga