KONFIRMOHET
Falemnderit Mister De Biasi!
14 June, 2017 @11:46
Përmes një konference për shtyp të mbajtur sot, Gianni De Biasi e ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Njeriu që shkroi histori duke e dërguar Shqipërinë në Kampionat Evropian deklaroi që ishte i bindur që pas kampionatit evropian mund ta përmirësonte skuadrën edhe më tepër, mirëpo sot mori një vendim profesional dhe u dorëhoq nga pozita e kryetrajnerit të Shqipërisë.