MEDIA
Fati vendoset në shtator
11 August, 2015 @15:44
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, në një prononcim për Il Matinon italiane ka bërë të ditur se fati i Shqipërisë për në EURO 2016 vendoset gjatë muajit të ardhshëm para dy ndeshjeve të vështira, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
“Fati do të vendoset në shtator. Kemi 2 pikë më pak se Portugalia dhe jemi baraz me Danimarkën. Mirëpo, ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar. Shtatori, do të thotë shumë,” ka thënë ndër të tjera De Biasi.
SHIKO > ORARI I NDESHJEVE DHE TABELA AKTUALE
Shqipëria me rezultate pozitive në shtator do të mund të bëhet për herë të parë pjesëmarrëse e një kampionati europian.