Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BEFASIA E KUPËS

FC Prizreni, ekipi i vetëm nga Liga e Dytë që arrin 1/8 e finales së Kupës

Foto nga një ndeshje e mëparshme/ TOPSPORTI/ D. S.

FC Prizreni, ekipi i vetëm nga Liga e Dytë që arrin 1/8 e finales së Kupës


17 November, 2022 @15:33

Derisa Istogu po lufton për një pozitë që do t’i mund t’i shpiente ata në Superligë, ata janë eliminuar papritur nga Kupa e Kosovës sot.

Ka qenë skuadra e Prizrenit që ka shkaktuar befasinë e ditës në ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës, duke mposhtur Istogun pas vazhdimeve për të siguruar një vend në 1/8 e finales.

FC Prizreni celebration

Me këtë, FC Prizreni është bërë ekipi i vetëm nga Liga e Dytë e Kosovës (kategoria e tretë) që ka arritur këtë fazë të garave të Kupës.

REZULTATET E KUPËS SË KOSOVËS

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa në vazhdime ekipi i drejtuar nga Bekim Bakaj ka kërkuar më shumë golin. Ka qenë Gramos Bajra që i dha avantazhin vendasve në Përparim Thaçi. Ky u asistua nga Fabian Hoxha 16-vjeçar. E më pas Alban Hamzaj përmes penalltisë së fituar vonë në ndeshje, mbylli gjithçka me 2-0 pas 120-minutave lojë.

Kundërshtari i radhës për Prizrenin do të kuptohet pas shortit në FFK, që pritet të mbahet në muajin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë