KUPA E KOSOVËS

Foto: T.I / Facebook
Feniksi arrin në finale të Kupës
9 February, 2018 @22:48
Pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Prishtinës, skuadra e Feniksit e ka siguruar kalimin në finalen e Kupës së Kosovës në futsall.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Drenasi shënoi 2 herë dhe duelin e mbylli me fitore.
Dueli tjetër gjysmëfinal zhvillohet këtë fundjavë mes Besës dhe Liburnit në Pejë, duel pas të cilit Feniksi do ta kuptojë kundërshtarin e tij të finales.