ARIANIT FERATI
Ferati, ndërron dy skuadra menjëherë!
1 July, 2016 @18:53
Mesfushori i talentuar, Arianit Ferati, ka ndryshuar dy skuadra menjëherë.
18 vjeçari që ishte pjesë e skuadrës Stuttgart stinorin e fundit, është transferuar te skuadra e Hamburgut për 850 mijë euro, por më pas është huazuar menjëherë në Bundesliga 2 te skuadra Fortuna Dusseldorf.
Ferati me Hamburgun ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ndërsa te Dusseldorfi do të luajë deri në fund të këtij stinori.
Ferati stinorin e kaluar ka pasur katër paraqitje me Stuttgartin në Bundesligë.
Për ndryshe, ai është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Gjermanisë.