PARTIZANI
Partizani prezenton trajnerin italian
1 July, 2016 @15:42
Trajneri italian, Adolfo Sormani, është prezentuar sot nga skuadra e kryeqytetit shqiptar, Partizani.
Tekniku 50 vjecar i cili së fundi ishte trajneri i skuadrës Sudtirol nga kategoria e tretë e Italisë, do ta marrë postin e kryetrajnerit të Partizanit nga Sulejman Starova, i cili e drejtoi skuadrën në ndeshjen e fundit të kualifikimeve në Europa League ndaj Slovan Bratislavas.
Sormani më parë ka punuar edhe si ndihmëstrajner te skuadra e Watfordit dhe në ekipet e të rinjëve te Napoli dhe Juventusi.
Ai ndeshjen e parë me Partizanin do ta ketë më 7 korrik në ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislavas.
Stinorin e kaluar Partizanin e ka udhëhequr italiani tjetër, Andrea Agostinelli, i cili tashmë ka marrë postin e kryetrajnerit te skuadra e Skënderbeut.