BESAR HALIMI
Halimi i lumtur për sfidën e re
1 July, 2016 @14:18
Futbollisti i talentuar, Besar Halimi, dje kishte filluar stërvitjeve me ekipin gjerman, Mainz, që garon në Bundesliga.
Futbollisti 21 vjeçar ka shprehur kënaqësinë e tij që është bërë pjesë e ekipit të Mainzit, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.
“Më në fund fillojmë përsëri me stërvitje. Jam vërtetë shumë i lumtur për sfidën e re në Mainz,” ka shkruar ai.
Halimi te Mainzi ishte transferuar vitin e kaluar, mirëpo më pas ishte huazuar te skuadra nga Bundesliga 2, FSV Frankuft, për të pasur më shumë hapësirë për lojë.