KONTRATA E RE
Neymar vazhdon me Barcelonën
1 July, 2016 @14:08
Pas tre stinorëve të suksesshme te Barcelona, braziliani Neymar ka vendosur ta vazhdojë kontratën e tij.
Klubi katalonas sot ka bërë të ditur që Neymar ka nënshkruar kontratë të re që e mban atë në Nou Camp deri në vitin 2021.
Sipas kontratës së re, nëse ndonjë skuadër dëshiron ta transferojë Neymarin, duhet të paguajë 200 milionë euro.
Kjo shumë vitin tjetër do të rritet në 222 milionë euro, ndërsa në tre vitet e mbetura në 250 milionë euro.
Për Neymarin më parë ishte raportuar nga mediat botërore se Manchester United dhe Paris Saint Germain kanë qenë të interesuar për ta transferuar.
Braziliani që nga transferimi i tij prej Santosit në vitin 2013, ka shënuar 55 gola në La Liga.