EUROPA LEAGUE
Shkëndija me një këmbë në rrethin e dytë
30 June, 2016 @22:39
Shkëndija është shumë pranë kalimit të rrethit të parë kualifikues në Europa League.
Skuadra tetovare ka arritur të nxjerr një rezultat mjaft pozitiv në shtëpi përballë skuadrës polake, Cracovia, të cilën e mposhti me rezultat 2-0.
Goli i parë i Shkëndijës u shënua në minutën 41’ pas një organizimi të bukur nga gjuajtja e lirë, ku realizator ishte Besart Ibraimi, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën 68’ braziliani Stenio Junior.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 7 korrik në Krakow të Polonisë, ndërsa Shkëndijës përveç fitores apo barazimit, do t’i mjaftonte edhe humbja me një gol dallim, ose humbja me dy gol dallim duke shënuar, për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të kualifikimeve në Europa League.