STAMFORD BRIDGE
Largohen nga Chelsea
1 July, 2016 @15:13
Sot janë larguar tre futbollistë nga skuadra e Chelseat.
Sulmuesit Radamel Falcao e Alexandre Pato, si dhe portieri Marco Amelia, tashmë janë lojtarë të lirë pasi i ka skaduar kontrata e tyre me ekipin londinez.
Pato ka qenë te Chelsea në formë të huazimit nga skuadra braziliane Corinthians dhe është kthyer te kjo e fundit, sikurse edhe Falcao që është kthyer te skuadra e Monacos.
Ndërkaq, ndryshe nga këta dy, portieri Amelia mbetet pa klub dhe është në kërkim të një skuadre të re.