VALDET RAMA
Rama konfirmon largimin
1 July, 2016 @17:58
Futbollisti shqiptar i skuadrës gjermane nga Bundesliga 2, Munchen 1860, Valdet Rama, nuk ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij.
Rama nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ka falenderuar tifozët dhe gjithë ekipin për periudhën dy vjeçare sa ka mbetur në Munchen.
Rama tani është lojtar i lirë, ndërsa emri i tij ditë më parë ishte përmendur sidomos me skuadrën turke, Balikesirspor.
Futbollisti ka munguar në shumë ndeshje këtë stinor për shkak të problemeve me lëndime.