Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - FERIZAJ

Ferizaj dorëzohet në fund, debutuesit për fitoren e Gjilanit

Foto: Ferizaj / FB

Ferizaj dorëzohet në fund, debutuesit për fitoren e Gjilanit


13 August, 2022 @19:25

Pas mungesës dy-sezonale në Superligë, Ferizaj u rikthye sot në takimin e luajtur në udhëtim te Gjilani.

Ferizaj këtë takim e humbi me rezultat 3-2 (Mevlan Zeka 24’, Theophilus Solomon 83’, 90+2’ / Ramush Ramadani 35’, Betim Haxhimusa 48’).

Seria e golave në këtë takim u hap nga gjakovari Mevlan Zeka, që me kokë shënoi pas krosimit të ardhur nga Përparim Islami (24’).

Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt, duke barazuar në 1-1 përmes Ramush Ramadanit (35’) dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Pastaj, pjesa e dytë filloi në mënyrë fantastike për mysafirët, që me golin e Betim Haxhimusës (48’) morën epërsinë 1-2, por për fatin e keq të tyre, Gjilani nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht për 2-2 realizoi Theophilus Solomon (83’) me kokë pas një tjetër asistimi të Përparim Islamit, i cili ishte fantastik sot, e krejt në fund të takimit (90+3’) ishte përsëri Solomon ai që realizoi, kësaj here për fitoren e Gjilanit, 3-2 pas 90 minutave lojë.

Gjilani, team xi, pose before match

Kujtojmë që të dy golashënuesit e Gjilanit në këtë fitore, Mevlan Zeka e Theophilus Solomon, debutuan për këtë skuadër në Superligë sot. Njëkohësisht, kjo ishte ndeshja debutuese edhe për trajnerin Zekerija Ramadani si drejtues i shtabit teknik të Gjilanit në Superligë.

Pas fitores në xhiron hapëse, në xhiron e dytë Gjilani e pret Malishevën, kurse Ferizaj e pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga