Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Ferizaji dhe Liria dënohen për sjelljet e tifozëve nga ndeshja e barazhit

Pamje nga ndeshja Ferizaji-Liria/ për TopSporti.com/ Fotot: Liridon Shala

Ferizaji dhe Liria dënohen për sjelljet e tifozëve nga ndeshja e barazhit


13 June, 2023 @11:41

Dueli i playoutit të Superligës, ku ekipi i saj Ferizaji për të mbrojtur statusin elitar u ndesh me Lirinë që kërkonte elitën, ka parë të dyja skuadrat të dënohen me shumë të njëjtë financiare, për shkak të sjelljes së tifozëve të ekipeve të të dyja skaudrave nga ky duel.

Liria mposhti Ferizajin në këtë ndeshje pas penalltive dhe siguroi statusin elitar, duke rrëzuar Ferizajin në Ligë të Parë. Ndërkaq, Vendimi i Komisionit Disiplinor ka bërë të ditur se si Ferizaji ashtu edhe Liria janë dënuar me nga 1 mijë euro për shkak të sjelljes së tifozëve.

Ferizaji vs. Liria

“FC ”Ferizaj”. Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minuten 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minuten 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” — ka shkruar njoftimi i FFK-së.

Ndërkaq për skuadrën prizrenase është shkruar.

Prins Tjiueza

“FC”Liria”. Në minutat 4, 23, 32 hodhën mjete piroteknike tymuese, ndërsa para fillimit të pjesës së dytë, hodhën në fushën e lojës dy mjete piroteknike tymuese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana-Liria. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” — bën të ditur njoftimi.

Derisa Liria me fitore 3-0 pas penalltive iu kthye Superligës pas katër vitesh mungesë aty, Ferizaji pas një stinori të kaluar në Superligë, bie në Ligë të Parë, e në ndërkohë ndau rrugët edhe me trajnerin kroat të ekipit, Andrej Panadic. ◼️

 

 


 
Të gjitha lajmet nga