Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI NË BARAZH

Ferizaji fiton në fund! Kërkon shpëtimin përmes barazhit

Foto: FCFerizaji/fb

Ferizaji fiton në fund! Kërkon shpëtimin përmes barazhit


28 May, 2023 @19:20

Në ndeshjen tjetër të xhiros së fundit të Superligës 2022/23 ku nuk kishte futboll, por matematikë, raportin po e shkruajmë sa për të qëndruar në arkiv rezultati dhe golashënuesit. Ferizaji ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit 2-1 [Bujar Shabani 14’, Astrit Fazliu 90’+14 — Oto John 82’]. Ferizaji përfundoi stinorin në pozitën për playout, ku do të duhet të luajë ndeshje ekstra ndaj Lirisë së Prizrenit për të siguruar Superligën 2023/24. Ekipi i drejtuar nga trajneri kroat Andrej Panadic ka kryer stinorin me 41 pikë nga 36 ndeshje, ndërsa kundërshtari i tyre i sotëm, i drejtuar nga Armend Dallku ka mbyllë stinorin me 50 pikë në pozitë të katërt dhe me mundësi daljeje në gara evropiane për herë të parë në histori të klubit (nëse Prishtina e fiton Kupën dhe nëse nuk licencohet Prishtina për gara ndërkombëtare).

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga