NIS PROCESI I RI TE FERIZAJI

Besar Iseni duke nënshkruar për FC Ferizajin/ Foto: FCFerizaji/fb
Ferizaji me “10-she” të re, zyrtarizon Besar Isenin
3 January, 2023 @17:20
Një mesfushor kreativ i ri ka arritur te Ferizaji, ndërsa ekipi sot ka bërë zyrtarizimin dhe prezantimin e lojtarit që ka nënshkruar marrëveshjen me ekipin e Superligës.
Shkupjani 25-vjeçar Besar Iseni është lojtar i ri i Ferizajit, ndërsa ekipi e ka quajtur “Super Iseni” duke e cilësuar si armë të fortë të skuadrës për pranverë në Superligë.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshje me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besari Iseni. Super Iseni - një mesfushor me tipare organizative do të jetë arma e fortë e skuadrës në sezonën pranverore. Besari e ka filluar karrierën tek Shkupi, për të kaluar në Vardar pastaj për dy sezone. Ndërsa për herë të fundit mesfushori ynë i ri, ka luajtur për skuadrën nga Shqipëria, Egnatia,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Ferizajit.
Ndërsa vetë lojtari ka thënë se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur ndërsa ka parë një projekt profesional që nuk e ka bërë të mendojë shumë për të vënë nënshkrimin për aventurën e re aty. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Maqedonisë Veriore në grupmoshat U18, U20 dhe U21.
E në fund, Ferizaji ka bërë të ditur se me kaq s’do të ndalet dhe në ndërkohë do të bëj të ditura përforcimet tjera që do të ngrisin bindshëm cilësinë në ekip.