FERIZAJ

Fotot: KFFerizaji/fb
Ferizaji nuk ndalet, me Morinën përgatitet për duelin e radhës
6 October, 2021 @17:27
Skuadra e Ferizajit që është këndellur sa i përket rezultateve në Ligën e Parë B pas ardhjes së trajnerit të ri, Arbnor Morina, ka vazhduar me stërvitje edhe sot.
Ekipi i kaltër po përgatitet për ndeshjen ndaj Kikës që luhet pas dy jave, pasi që kjo fundjavë është pushim në Ligën e Parë për shkak të ndeshjeve të kombëtares së Kosovës.
Sipas llogarisë zyrtare të Ferizajit në Facebook, ekipi po përgatitet mirë dhe do të vazhdojë me këtë ritëm për t’i dalë përballë ekipit nga Hogoshti.
Ferizaji prej se Morina mori drejtimin e skuadrës ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e fundit, që janë edhe fitoret e vetme të skuadrës. Ata dëshirojnë që të vazhdojnë me ritëm të njëjtë edhe në vazhdim, pasi që synojnë të arrijnë mundësinë për t’u inkuadruar në Superligë në stinorin e radhës.