Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI '74 3-0 PHOENIX

Feronikeli’74 rikthehet te fitorja

Feronikeli’74 rikthehet te fitorja


4 November, 2022 @15:51

Skuadra e Feronikelit’74 e drejtuar nga Granit Begolli i është kthyer fitores pas barazimit të papritur në xhiron e kaluar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Ekipi nga Drenasi ka shënuar fitore bindëse ndaj Phoenixit sot në Rexhep Rexhepi për të mbyllë ndeshjen 3-0 [Lapidar Lladrovci 21, Adnan Haxhaj 35, Dardan Rrogova 57].

TABELA AKTUALE

Pas dy golave të shënuara në pjesë të parë, në pjesë të dytë gjithçka shkoi më qetë për vendasit, veçanërisht kur erdhi edhe goli i tretë i ndeshjes, ndërsa për tu cekur 5-minuta para fundit të ndeshjes kapiteni i tyre Lapidar Lladrovci, njëherit edhe golashënuesi i parë i sotëm i ekipit, u largua nga ndeshja për shkak të kartonit të kuq.

Mundi sadopak i Phoenixit nuk vleu, ndërsa ishte e pashmangshme për ekipin humbja e pestë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga