Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Ferronikeli s’mposhtet as në Gjakovë

kfferronikeli/facebook

Ferronikeli s’mposhtet as në Gjakovë


28 September, 2014 @17:13

Seria e ndeshjeve pa humbje e Ferronikelit ka vazhduar. Ata kanë fituar një pikë në Gjakovë në ndeshje ndaj Vëllaznimit, që në të shumtën e kohës ndoshta e ka dashur fitoren më shumë. 

Mirëpo, forcat në terren në të shumtën e rasteve ishin të barabarta - gjë që bëri të dyja skuadrat, si vendasit ashtu edhe mysafirët, të kërkojnë golin nga ndonjë gabim fatal i mundshëm i kundërshtarit. Kjo nuk ndodhi dhe skuadrat ndanë pikët. 

Vëllaznimi ka çuar në tre, numrin e ndeshjeve pa humbje me radhë, derisa Ferronikeli në gjashtë. Të dyja këto skuadra disfatën e fundit e kanë regjistruar nga lideri i Superligës, Hajvalia. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga