FIBA EUROPE CUP
FIBA: Prishtina kërkon stinor më të mirë
19 October, 2016 @9:05
“Pasi që është viti i dytë i pjesëmarrjes së Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, ekipi është duke kërkuar që të kalojë një stinor më të mirë sesa ai i kaluari.”
Kështu ka nisur artikullin për Grupin H faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, ku ka bërë një përmbledhje për skuadrat pjesëmarrëse aty, bashkë me Sigal Prishtinën në te.
“Stinori i kaluar për Sigal Prishtinën ka kaluar me tre tituj të fituar, ndërsa i rëndësishëm ka qenë edhe debutimi i tyre në garat europiane. Në stinorin e kaluar Sigal Prishtina fitoi 2 ndeshje nga 6 në fazën e parë grupore të FIBA Europe Cup,” ka vazhduar përshkrimi për bardhekaltërit.
Aty është përshkruar edhe fillimi i stinorit të ri (2016/17 v.j.) ku shihet me brengë starti i saj.
“Starti i stinorit të ri ka qenë brengosës për tifozët e Sigal Prishtinës, që kanë parë ekipin e tyre t’ia nis me dy humbje, njëra prej tyre nga rivali kryesor, Peja. Mbrojtësit e titullit në Kosovë kanë kohë të përmirësohen në ligën e tyre, por për të realizuar ëndrrën dhe kalimin në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, fillimi i fuqishëm është thuajse patjetër,” ka shkruar më tej faqja.
“Qendra e IRJ-Maqedonisë, Bojan Trajkovski, njëshi i Britanisë, Andrew Lawrence dhe amerikanët Malcolm Rhett dhe Jabarie Hinds do të duhet të tregojnë veten në këtë ndeshje ashtu që ekipi i tyre të ketë rast ndaj kundërshtarit të fuqishëm,” ka përfunduar njoftimin për kryeqytetasit faqja në fjalë.
Ndeshja Demir IBB - Sigal Prishtina zhvillohet sonte me fillim në ora 18:00, ndërsa luhet në Stamboll në palestrën “Gazanfer Bilge”.
Sonte në Grupin H:
17:30 | Rilski Sportist (BUL) - Enisey (RUS) | ||
18:00 | Demir IBB (TUR) - Sigal Prishtina (KOS) |