KD I FIFAs
FIFA publikon dënimin për Federatën serbe
7 December, 2022 @17:36
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka publikuar sot vendimin lidhur me inicimin e procedurës disiplinore për hapjen e flamurit ku ishte vizatuar harta e Kosovës dhe me flamur serb në të, ku shkruante “s’ka dorëzim”.
Kështu, sipas Vendimit të KD-së së FIFAs, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) është dënuar me 20 mijë franga zvicerane për këtë gjest! Ky flamur u shfaq në zhveshtore të Serbisë pas ndeshjes ndaj Brazilit, ndërsa për këtë ishte ankuar në FIFA edhe FFK-ja.
“FSS është dënuar me 20 mijë franga zvicerane për thyerjen e Nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA dhe Nenit 4 të rregullores për FIFA Kampionatin Botëror në relacion me flamurin e paraqitur në zhveshtore - për ndeshjen Brazili - Serbia, ndeshje e datës 24 nëntor,” - ka shkruar faqja zyrtare e FIFAs sot.