KUKËSI

Foto: PanoramaSport
Fillon pasurimi i Kukësit!
13 July, 2015 @12:58
Kukësi ka mundësi që të arkëtojë 630 mijë euro nëse e kalon kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues në Europa League, Mladost.
Mediat shqiptare shkruajnë se drejtuesit e Kukësit kanë harxhuar afro 1 milionë euro stinorin që shkoi dhe ekipi arriti të bëhet nënkampion i Shqipërisë dhe finalist i Kupës.
Pas kalimit të raundit të parë të Europa League, kur eliminoi Torpedo Zhodinon belloruse, ekipi nënkampion i Shqipërisë përfitoi nga UEFA-ja 410 mijë euro shpërblim.