OLD TRAFFORD

Man Utd siguron francezin
13 July, 2015 @0:56
Francezi Morgan Schneiderlin pritet të bëhet lojtar i ri i Manchester Unitedit, pasi që ekipi është pajtuar për shumën që kërkon Southampton si dëmshpërblim.
Njoftimin e konfirmon Goal.com, duke mos bërë të ditur shifrat e sakta, derisa pas përfundimit të testeve mjekësore, pritet zyrtarizimi i tij si lojtar i ri në Teatrin e ëndrrave, Old Trafford.
Ky pritet të jetë transferi i fundit shumë milionësh për Djajt e Kuq para stinorit të ri në Premier League.