TURQI

Van Persie pranë zyrtarizimit
12 July, 2015 @19:17
Holandezi fluturues, Robin Van Persie, është pranë zyrtarizimit te Fenerbahçe e Stambollit, pasi që para pak çastesh ka arritur në aeroportin Sabiha Gokçen të Stambollit, me familje.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe pritet të paguajë mbi 10 milionë euro në vjet sulmuesin holandez, që pritet të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me ekipin e Kanarinave.
Van Persie do të ribashkohet me Luis Nanin në ekip, pasi që Fenerbahçe ditë më parë transferoi edhe portugezin. Dyshja në fjalë kanë qenë lojtarë të Manchester Unitedit.
Video
Arritja e Van Persiet në Stamboll dhe pritja