ZYRTARE

Besar Halimi kalon në Bundesligë
12 July, 2015 @18:10
Numri i futbollistëve shqiptarë në Bundesligë është shtuar edhe për një.
Skuadra e Mainzit, e cila stinorin e fundit e përmbylli në pozitën e njëmbëdhjetë, është përforcuar me mesfushorin shqiptar, Besar Halimi.
Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, është transferuar nga skuadra e tij e deritashme, Stuttgart Kickers, për të nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e re.
Futbollisti 20 vjeçar ka pasur plotë 37 paraqitje në stinorin e kaluar me Stuttgart Kickers në divizionin e tretë të Bundesligës, duke regjistruar 2 gola dhe 14 asistime.
#Mainz05 have signed 20-year-old attacking talent Besar #Halimi on a 4-year deal: http://t.co/BUYr8WfLyK #Zerofivers pic.twitter.com/c68VRKMD7u
— 1. FSV Mainz 05 (@Mainz05en) July 12, 2015