SHQIP NË BOTË

Valon Behrami, djathtas me fanellë të Hamburgut
Behrami kthehet në Premier League
11 July, 2015 @21:38
Mesfushori mitrovicas që përfaqëson Zvicrën, Valon Behrami, bëhet e ditur se ka arritur marrëveshje me ekipin e riktyer në Premier League, Watford.
Sipas një njoftimit të botuar në Sporti1.com që bazohet në burimet e afërta me lojtarin, thuhet që Behrami do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçe me ekipin që do të garojë në elitën angleze të futbollit.
Për Watfordin luan edhe djaloshi nga Prizreni, Allmen Abdi, ndërsa me këtë lëvizje Behrami i kthehet Premier League, pasi që disa vite më parë ka mbrojtur ngjyrat e West Ham United.