TË DREJTAT

La Liga, fiton €600 mln
11 July, 2015 @18:19
Liga e futbollit profesional të Spanjës (LFP) ka bërë të ditur zyrtarisht se ka shitur të drejtat televizive për stinorin 2015/16 Telefonicas për 600 milionë euro.
Marrëveshja e re do të gjejë Telefonican si transmetues të ndeshjeve të La Ligas, La Segundas dhe në sistemin ‘pago për të shikuar’ ndeshjet e Copa Del Rey.
“Të premten, më 10 korrik, kemi nënshkruar marrëveshjen me Telefonican, ku këtyre të fundit i jep të drejtat ekskluzive për transmetim të ndeshjeve të La Ligas, La Segundas dhe ‘pago për të shikuar’ të Copa del Rey. Sikur Telefonica, ashtu edhe La Liga janë të kënaqur me marrëveshjen për stinorin 2015/16, që konsiderohet fitimprurëse për të dy palët, operatorët tjerë, klubet dhe tifozët,” ka thënë në njoftimin zyrtar LFP, sot.