Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSS

Serbët do të ankohen në Gjyqin Federal të Zvicrës

Serbët do të ankohen në Gjyqin Federal të Zvicrës


11 July, 2015 @16:30

Federata e Futbollit të Serbisë, FSS, ka bërë të ditur se nuk do të ndalet pas Vendimit ‘politik’ të CAS-it lidhur me ndeshjen Serbi - Shqipëri dhe do të kërkojë drejtësinë në Gjyqin Federal të Zvicrës. 

“Në ditët në vijim, organet e FSS-së do të shikojnë detajisht të gjitha aspektet e situatës së re të krijuar dhe pas konsultimeve me ekipet përkatëse do të marrin hapat tjera për këtë rast. FSS ka mundësi që brenda 30 ditëve, pas pranimit të dokumeteve zyrtare të CAS-it, t’ia deponojë ankesën Gjyqit Federal të Zvicrës,” ka shkruar njoftimi i FSS-së i botuar në Telegrafin serb. 

“FSS gjithashtu pret që edhe UEFA të deponojë ankesë në këtë Gjyq, pasi që janë shkelur rregullat bazike të lojës së futbollit,” shkruan më tej në këtë njoftim. 

Serbia aktualisht ka minus 2 pikë në rrugë për EURO 2016 dhe nuk ka gjasa kualifikimi. Në anën tjetër Shqipëria me Vendimin e CAS-it tashmë ka 10 pikë dhe është pranë shkrimit të historisë duke tentuar kualifikimin e parë në një garë madhore futbollistike. 

TABELA AKTUALE E EURO 2016


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016