BILD

REUTERS/Arkiv
Schweini te Djajtë e Kuq!
10 July, 2015 @23:28
Bastian Schweinsteiger, mesfushori qendror me përvojë i Bayern Munchenit dhe i përfaqësueses gjermane, është pranë kalimit në Manchester United.
E përditshmja gjermane, Bild, ka bërë të ditur se lojtari në fjalë ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, për të nënshkruar kontratë tre vjeçare, derisa do të fitojë për këtë periudhë afro 10 milionë euro.
Gjëja e vetme që ende ka mbetur pezull para zyrtarizimit të kalimit të tij është dëmshpërblimi i lojtarit 30 vjeç, për të cilin Bayern kërkon nga Manchesteri 15 milionë funta.