KORÇË

Skënderbeu, më i shtrenjtë në histori
10 July, 2015 @20:45
Vlera totale e kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu, ka arritur shifrën e 4.31 milionë eurove.
Kampioni i Shqipërisë ka thyer rekordin e vetë klubit dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi me përforcimet e fundit, Hamdi Salihi dhe Ventsislav Hristov, duke e kapur këtë shifër si vlerë - të dhënë nga faqja e specializuar për tregun e futbollistëve, Transfermarkt.de.
Vetëm dy sulmuesit e fundit të siguruar nga ekipi korçar kanë vlerën e afro 500 mijë eurove që kanë çuar shifrën e përgjithshme të kampionit të pesëfishtë të Shqipërisë, në 4.31 milionë.