REAL MADRID

REUTERS/Arkiv
Marcelo, plus 5 vite
10 July, 2015 @19:34
Marcelo, krahu i majtë i Real Madridit ka vazhduar kontratën me klubin mbretëror edhe për 5 vite tjera, ka bërë të ditur faqja e Realit sot.
Marcelo 27 vjeç, tashmë ka kaluar 9 stinorë te Reali duke regjistruar 320 paraqitje, 23 gola dhe 57 asistime.
Ai është njëri ndër futbollistët e huaj me më së shumti paraqitje për ekipin madrilen pas Roberto Carlosit 527, Alfredo Di Stefanos 396 dhe Santamarias 336.