OLD TRAFFORD

REUTERS/Arkiv
Çka fiton Man Utd me Schweinin?
11 July, 2015 @16:51
Manchester United është shumë afër zyrtarizimit të lojtarit të Bayern Munchenit, Bastian Schweinsteiger, që duhet të kalojë vetëm edhe testet mjekësore për tu bërë pjesë e ekipit nga Old Trafford.
Schweinsteiger, që ka punuar në Bayern nën urdhërat e Louis Van Gaalit dikur, tashmë pritet t’i bashkohet ish trajnerit të tij.
Afër zyrtarizimit
Lajmi për largimin e tij u konfirmuar edhe nga Karl Heinz Rummennige, zyrtar i lartë i Bayernit, që tha se Schweini i ka kërkuar leje për një provë të re në karrierë.
Por çka do të përfitojë Manchester United me transferimin e tij?
Vetëm kalimi i Schweinit te Manchester United do të jetë një fitore e Van Gaalit ndaj mediave, duke thënë se ka arritur të bind një lojtar që ka 17 vjet karrierë në ekipin bavarez.
Trofetë
Pastaj, lojtari në fjalë është fitues i lindur. Tetë tituj të Bundesligës, 7 Kupa gjermane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupë të Botës.
Ai ka qenë lojtar i vitit në Gjermani në vitin 2013.
Ai mund të mos jetë në formën e tij më të mirë, por mentaliteti i tij fitues dhe përvoja e madhe sot i duhen më shumë Manchesterit sesa diçka tjetër.
Adaptimi
Sa i përket asaj se sa është e vështirë të adaptohet në Premier League, kjo është në çështje tjetër.
Schweini 30 vjeç duhet të punojë mjaft aty për tu treguar ngase shembujt e kalimeve të mëdha nga Bundesliga në Premier League në të kaluarën e afërt ka qenë përforcim i qëlluar shumë, ose fare - mes nuk ka.
Shembull për këtë janë Michael Ballack dhe Vincent Kompany, ose për rastin e kundërt Claudio Pizarro e Andriy Voronin.