Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI

Ferronikeli siguron Elshanin e Doshlakun

BOROZANI/D.S.

Ferronikeli siguron Elshanin e Doshlakun


11 July, 2015 @21:02

Lulzim Doshlaku dhe Qemail Elshani, kanë vazhduar kontratat me Ferronikelin edhe për një stinor, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj skuadre në Facebook pak më parë. 

Doshlaku dhe Elshani, që kanë qenë pjesë e 11-shes së parë të ekipit të Gani Sejdiut në rrugë për kurorën e dyfisht të fituar në stinorin 2014/15, kanë mbetur besnik klubit të tyre edhe për një stinor. 

Doshlaku (24 vjeç) ka pasur 29 paraqitje për ekipin e tij në stinorin që shkoi dhe në të gjitha këto ka qenë pjesë e 11-shes së parë, derisa Elshani (24 vjeç) nga 31 paraqitje, ka bërë pjesë 31 herë në 11-shen e parë të ekipit në Superligë - që tregon rëndësinë e tyre në hesapet e Sejdiut. 

Elshani ka shënuar 6 gola në Superligë stinorin që shkoi derisa Doshlaku 2. 

Ferronikeli fillon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit ndaj Prishtinës si mysafir në gjysmën e dytë të muajit të ardhshëm, kur fillon stinori 2015/16


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga