KUKËSI

Bindet Pejiç, mbetet te Kukësi
12 July, 2015 @22:24
Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, po mundohet t’i mbajë me çdo kusht futbollistët në skuadër, ndërsa njëri prej futbollistëve që me shumë gjasë pritet të largohet nga kjo skuadër, kroati Pero Pejiç, siç duke është bindur të qëndrojë nga drejtuesit e klubit, njofton gazeta shqiptare Sport Ekspres.
Pejiç është i kërkuar nga skuadra izraelite, ku edhe me shumë gjasë do ta vazhdojë karrierën atje, mirëpo pas insistimit të presidentit të klubit, Safet Gjici, kroati ka vendosur të mbetet në skuadër, së paku edhe në dy ndeshjet e raundit të dytë të kualifikimeve në Europa League.
Kukësi është bërë skuadra e vetme që e ka kaluar raundin e parë të Europa League, duke e eliminuar skuadrën bjelloruse, Torpedo Zhodino, ndërsa në raundin e dytë do të takohet me skuadrën malaziase, Mladost.
Pejiç ka qenë njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të Kukësit në raundin e parë të Europa League, duke shënuar njërin nga dy golat e skuadrës në përballje me Torpedon në ndeshjen e parë.