MEDIA

Rehatohet Sterling, Liverpool e shet!
12 July, 2015 @19:25
Mesfushori i ri anglez, Raheem Sterling, do të bëhet lojtar i ri i Manchester Cityt. Kjo, pasi që The Guardian raportoi se ekipi i Liverpoolit ka pranuar që ta shes atë te City për 49 milionë funta dëmshpërblim, ndërsa City i ka thënë ‘Po’ kësaj shume.
Sipas këtij raporti, Sterling 20 vjeç, që shënoi 7 gola në stinorin e shkuar për Liverpoolin, do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me ekipin e drejtuar nga Manuel Pellegrini. Sterling pritet të ketë rrogë javore prej 200 mijë funtave te City, që është dyfishi i ofertë së re që ia kishte bërë Liverpooli.