KOMBËTARJA

Çka nëse pikët janë të barabarta?
12 July, 2015 @22:42
Sigurimi i tre pikëve në tavolinë nga ndeshja kundër Serbisë, e ka ngjitur Shqipërinë në pozitën e dytë me 10 pikë, aq sa ka edhe Danimarka me një ndeshje më shumë.
Por çka nëse këto dy përfaqësuese ose dy të tjera e përfundojnë grupin me pikë të njëjta? Ja përgjigjja se si bëhet llogaritja në atë rast…
1. Në rast të pikëve të barabarta ndërmjet dy skuadrave, më lartë renditet ajo skuadër që ka numër më shumë të pikëve nga ndeshjet direkte.
2. Në rast se nga pika e parë nuk prishet baraspesha, atëherë llogaritet diferenca e golave në ndeshjet direkte në mes tyre, e nëse as atëherë nuk prishet baraspesha, llogaritjet vazhdojnë si në vijim.
3. Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet mes tyre.
4. Numri më i lartë i golave të shënuara në fushën kundërshtare nga ndeshjet e ndërmjetme.
5. Golaverazhi i përgjithshëm në grup.
6. Numri më i lartë i golave të shënuara në të gjitha ndeshjet e grupit.
7. Numri më i lartë i golave të shënuara si mysafirë.
8. Fair-Play. (1 pikë për karton të verdhë, 3 pikë për karton të kuq dhe në fund renditet ajo skuadër që ka pikë më pak.)
9. Pozicioni në renditjen e UEFA-së.