MIQËSORE
Finlanda pëson humbje para ndeshjes me Kosovën
31 August, 2016 @22:40
Në ndeshjen miqësore pak ditë para eliminatores ndaj Kosovës, Finlanda është mposhtur me rezultat 2-0 ndaj kampionit aktual të Botës, Gjermanisë.
Golat e fitores për Gjermaninë u shënuan nga Meyer dhe Ozil në pjesën e dytë, ndërsa përkundër faktit që Gjermania në fushë kishte skuadrën e dytë apo të tretë, Finlanda nuk arriti ta krijojë as edhe një mundësi të vetme për gol dhe ndeshjen e mbyllën me 0 goditje në kuadrat.
Gjithashtu, kjo ishte ndeshja e fundit për kapitenin Bastian Schweinsteiger me Kombëtaren Gjermane, i cili sonte i dha lamtumirën skuadrës me ovacione të shumta të publikut.
Finlanda do të jetë kundërshtari i parë i Kosovës në rrugën drejt Botërorit “Rusi 2018”, në takimin e 5 shtatorit në Turku.