Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Fitojnë favoritët

REUTERS/Michael Dalder

Fitojnë favoritët


10 November, 2012 @11:45

Bayern, Borussia Dortmund dhe Schalke kanë shënuar fitore në ndeshjet e zhvilluara sot në Bundesligë. Xhiroja e XI nuk solli ndonjë befasi të madhe në ndeshjet e favoritëve.

Dortmundi shënoi fitore të lehtë ndaj Augsburgut si mysafir, ku polaku Robert Lewandowski shënoi dy herë, për të ngritur ekipin e tij përkohësisht në vendin e katërt.

Bayerni gjithashtu mposhti njërin ndër ekipet që startoi mirë sivjet, Eintrachtin. Me këtë fitore bavarezët forcuan pozitën e parë në tabelë. Xherdan Shaqiri nuk u paraqit për asnjë minutë në ndeshje përsëri.

E Schalke fitoi ndaj Werderit përkunër epërsisë të ekipit nga Bremeni.

REZULTATET:

Augsburg - Dortmund 1-3 (Molders 82 - Reus 9, Lewandowski 51, 71) Bayern - Eintracht 2-0 (Ribery 44, Alaba 76) Fortuna - Hoffenheim 1-1 (Kruse 4 - Joselu 40) Freiburg - Hannover 0-0 Schalke - Werder 2-1 (Neustadter 60, Draxler 69 - Hunt 16)


 
Të gjitha lajmet nga