BUNDESLIGA

REUTERS/Michaela Rehle
Shfryhen kundër Hannoverit
24 November, 2012 @16:47
Skuadra e Bayern Munchenit ka dhuruar spektakël adhuruesve të saj në ndeshjen kundër Hannoverit të luajtur sot në Allianz Arena. Bavarezët e mposhtën ekipin e trajnerit Mirko Slomka me rezultat të thellë 5-0.
Javi Martinez, Toni Kroos, Franck Ribery, Dante dhe Mario Gomez shënuan nga një herë për fitoren e thellë dhe shumë të merituar të bavarezëve.
Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje luajti në 15 minutat e fundit, ndërsa te Hannoveri Adrian Nikci luajti nga minuta 79’.