Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DUKAGJINI

Fitore ndaj Niklit, e para në pranverë për Dukagjinin

Fitore ndaj Niklit, e para në pranverë për Dukagjinin


27 February, 2022 @14:49

Me plot meritë, Dukagjini nga Klina e fitoi takimin e sotëm në udhëtim te Feronikeli.

Këtë ndeshje Dukagjini e fitoi me rezultat 0-3 (Jean Carioca 54’, Ardin Dallku 65, Ahmed Januzi (P) 82’), për t’i shtuar kështu gjasat për mbijetesë në elitë. Njëkohësisht, kjo është fitorja e parë e skuadrës klinase në stinorin pranveror të Superligës.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 54’. Ishte Jean Carioca i Dukagjinit ai që shënoi për 0-1 të klinasve.

TABELA AKTUALE

Rastet për Dukagjinin gjatë pjesës së dytë filluan të shpeshtoheshin dhe në minutën e 65’ erdhi edhe goli i dytë. Në kornerin e dhjetë të takimit për skuadrën e Dukagjinit, Carioca krosoi, e pas një devijimi me kokë të Altin Merlakut, topin në rrjetë e çoi Ardin Dallku për 0-2.

Më vonë, Dukagjini e gjeti edhe një herë rrjetën. Për 0-3 shënoi nga pika e bardhë Ahmed Januzi (82’) dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Kështu, Dukagjini shënon një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, kurse Nikli që për shkak të krizës financiare ndeshjet e fundit po i luan me juniorë, sezonin tjetër më shumë gjasa do ta kalojë në Ligën e Parë.

Xhiron e ardhshme, Nikli i shkon Malishevës, kurse Dukagjini e pret Prishtinën në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga