Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BULLS

Fitorja e madhe, nga njeriu i vogël

REUTERS/Joe Skipper

Fitorja e madhe, nga njeriu i vogël


7 May, 2013 @10:19

Fati i Miami Heatit, po thuajse nuk po ec kundër Chicago Bullsit. Serinë fenomenale të Miami Heatit prej 27 fitoreve, gjatë stinorit, pikërisht Chicago Bullsi ia kishte përfunduar.

Në fillim të ndeshjes, LeBron James e morri trofenë e MVP-së, por ky trofe më shumë e kishte ‘motivuar’ skuadrën e Chicagosë, se sa të Miamit. Ndeshja ishte e barabartë deri në minutat e fundit. Kur në skenë doli Nate Robinson, i cili shkëlqeu me 27 pikë e 9 asistime dhe ia solli fitoren e parë demave në seri, me rezultat 93-86.

Lojë të mirë bëri edhe rookie Jimmy Butler, që luajti me 21 pikë e 14 kërcime. I riu Butler, në tre ndeshjet e fundit, është detyruar që të luaj 48 minuta pa pushuar, për shkak të mungesës së Luol Dengut.

Në anën tjetër, si gjithmonë MVP-ja, ishte më i miri. King Jamesi luajti me 24 pikë 8 kërcime e 7 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në American Airlines Arena me 8 maj.

Skema e Play Offit


Video

Performanca e Nate Robinsonit në minutat e fundit




REZULTATI:

Miami Heat - Chicago Bulls 86-93 0-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga