PHILADELPHIA PËRFUNDON SERINË NEGATIVE
Fitorja e parë, në lamtumirën e Bryantit
2 December, 2015 @10:47
Ishte ndeshja e fundit për Kobe Bryantin në shtëpinë e tij në Philadelphia. Por ekipi i Philadelphias e bëri shoë-in për vete, duke shënuar fitoren e parë të stinorit ndaj ekipit të Bryantit, Los Angeles Lakers.
Në fund, më shumë u komentua fitorja e 76’ers sesa përshëndetja e Kobe Bryant nga publiku i vendit të tij. Me këtë fitore, Philadelphia 76’ers i ka dhënë fund serisë më të keqe të një ekipi sportiv profesional në SHBA, duke e ndërprerë serinë prej 28 humbjeve me radhë (duke llogaritur edhe ndeshjet e fundit të stionrit të shkuar).
76’ers shënuan fitore 103-91 ndaj Lakersit, për të ndërprerë serinë e këtij stinori prej 18 humbjeve radhazi dhe pa asnjë fitore. E këtë më së miri e shpjegoi deklarata pas ndeshjes e Nerlens Noelit, alo-qendrës së Philadephias.
“Më në fund,” ka thënë ai pas ndeshjes.
Bryant në anën tjetër që përfundoi ndeshjen me më së shumti pikë të shënuara te ekipi i tij, 20, ka qenë jashtëzakonisht falenderues për publikun.
“Nuk e kam pritur këtë, posaçaërisht ovacionet. Ju falenderoj thellë nga shpirti, të gjithëve,” ka thënë veterani, për të cilin ky është stinori i fundit në NBA, pasi që do të pensionohet.
Pas kësaj ndeshjeje Philadelphia ka bilanc 1-18, ndërsa Lakers 2-15.