BASHKIMI - PRISHTINA

Fituesi i derbit Bashkimi-Prishtina u përcaktua pas dy vazhdimeve
26 September, 2021 @21:33
Ndeshja e fundit e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, ka përfunduar pas dy vazhdimeve me fitoren e Prishtinës kundër Bashkimit me rezultat 104-105.
Prishtina në çerekun e parë e kishte një epërsi prej 11 pikëve, por skuadra prizrenase e ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 1 pikë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 45-46.
Bashkimi e morri epërisinë në çerekun e tretë 67-63, derisa në çerekun e katërt rezultati ishte i barabartë 81-81 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Në 5 minutat shtesë përsëri nuk arritën të krijojnë epërsi ndaj njëra tjetrës skuadrat dhe u detyruan të luajnë pesëminutëshin e dytë të ndeshjes.
Në vazhdimin e dytë Prishtina e krijoi epërsinë, ku përpjekjet në fund të ndeshjes nuk mjaftuan për Bashkimin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Prishtinës.
Lejson Zeqiri shkëlqeu me 30 pikë e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Nicholas Tomsick me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Jan Palokaj me 13 pikë, 8 asistime e 7 kërcime.
Te Bashkimi u veçuan Julien Lewis me 27 pikë e 5 kërcime, Immanuel King me 21 pikë e 13 kërcime dhe Valon Bunjaku me 16 pikë, 5 kërcime e 5 asistime.
Prishtina me 2 fitore e 1 humbje ngritet në pozitën e tretë, kurse Bashkimi me 1 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.
Në xhiron e katërt Prishtina takohet me Yllin, derisa Bashkimi përballet me Rahovecin.