KIKA - FLAMURTARI

Flamurtari humb rastin për t’u bërë lider
7 March, 2021 @15:53
Skuadra e Flamurtarit nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë në Hogosht përballë skuadrës së Kikës.
Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me barazim pa gola, 0-0, ndërsa ky rezultat ia humbi Flamurtarit rastin për të marrë kryesimin në tabelë, pasi që edhe dy rivalët e tjerë në krye të tabelës, Ulpiana dhe Vitia, u ndanë me barazim këtë javë.
Flamurtari renditet në pozitën e tretë me 27 pikë, një më pak se dy skuadrat e kreut të tabelës, ndërsa Kika tani ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në grupin B të Ligës së Parë.