TURQI

Florent Hadërgjonaj shënon në fund, Kasimpasa fiton
3 April, 2022 @14:31
Me golin e Florent Hadërgjonajt në minutën e fundit të ndeshjes, Kasimpasa sot shënoi fitore në Superligën e Turqisë.
Rezultati deri pak para fundit ishte 1-1, e në fund Florent Hadërgjonaj mori përsipër penalltinë dhe shënoi për 2-1, për t’ia dhuruar Kasimpasas fitoren ndaj Gaziantepit sot.
Si zakonisht, anësori kosovar ishte startues edhe sot dhe luajti përgjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë fitore, Kasimpasa ngjitet në vendin e 11 pas 31 ndeshjeve të luajtura në elitën e futbollit turk.