OPCIONET E REJAS
Formacionet e mundshme të Rejas, para ndeshjes ndaj Andorrës
24 March, 2021 @14:07
Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, para ndeshjes së parë kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” është në dilemë për përdorjen e formacionit 3-5-2 dhe 3-4-3.
Sipas stërvitjeve dhe asaj që kanë parë mediat shqiptare në provat e kuqezinjëve në Barcelonë, Reja në përgatitje ka testuar thuajse çdo lojtarë, ndërsa për 11-shen e mundshme, vetëm 6 lojtarë i ka të palëvizhshëm nga mendja, e të tjerët mund të ndërrohen, varësisht nga formacioni final.
FORMACIONI I MUNDSHËM, OPCIONI 1:
3-4-3
Portier: Strakosha;
Mbrojtës: Ismajli, Djimsiti, Kumbulla;
Mesfushorë: Hysaj, Bare, Gjasula, Lenjani;
Sulmues: Manaj, Cikalleshi dhe Uzuni.
FORMACINOI I MUNDSHËM, OPCIONI 2:
3-5-2
Portier: Berisha;
Mbrojtës: Ismajli, Djimsiti, Kumbulla;
Mesfushorë: Bare, Gjasula, Memushaj, Roshi, Uzuni;
Sulmues: Manaj dhe Cikalleshi.
Kujtojmë, Shqipëria deri në fund të muajit do të zhvillojë 3 ndeshje kualifikuese të Grupit I, duke nisur si mysafir ndaj Andorrës, pastaj pret Anglinë, ndërsa në fund i shkon San Marinos.